::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

::::....Cimerat....::::

::::....Students Underground Froum....::::
 
ForumPortalliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Intervist me Unikkatilin !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AlbanianGhost
Administrator
Administrator
AlbanianGhost


Male
Numri i postimeve : 666
Age : 36
Location : N\'banjo...
Points : 4
Registration date : 03/10/2006

Profile Settings
Emri & Mbiemri: Sbon Me Dit Edhe Pik
Pervoja Pervoja:
Intervist me Unikkatilin ! Left_bar_bleue200/200Intervist me Unikkatilin ! Empty_bar_bleue  (200/200)
Gjinia: Mashkull

Intervist me Unikkatilin ! Empty
MesazhTitulli: Intervist me Unikkatilin !   Intervist me Unikkatilin ! Icon_minitimeWed Nov 29, 2006 10:35 am

Elbino: Hey man! Pershendetje si po ja kalon!Ishte pak veshtire me kontaktu me juve, djemte me thane qe ishit ne pushime…

Unikkatil: Ne fakt “gjysem” pushime, pasi isha dhe duke mbaruar disa pune per te cilat duhet te kujdesem here pas here.

Po lexoja ne faqen tuaj www.Unikkatil.com e cila momentalisht eshte ende ne perpunim, se jeni duke u pergatitur per te publikuar nje album te ri, eshte e vertet?

Shume e vertet!

Kur do te dale ne shitje ne Shqiperi dhe Kosove?

Nuk kam vendosur ende per daten e publikimit ne Kosove dhe Shqiperi, pasi me shtepite e produksionit atje,jemi ende ne bisedime dhe porsa dikush te beje nje oferte te mire do ta publikoj albumin.

Si e moret emrin Unikkatil, pasi po ta ndash fjale per fjale shqiperohet ne UNI I KATILI…

Ne te vertete ka shume kuptime. Psh mund ta ndash ne Unik dhe Katil ose Unikat…Kete emer e mora pasi, gjyshja ime ne femijri me therriste Katil, nuk e di nese ne Shqipni ju e perdorni si fjale.

Edhe ne Shqiperi e perdorin, zakonisht kur ben ndonje gabim apo dicka te keqe…

Ma do mendja do kem bere disa te keqija qe me ka thirr ashtu (gjyshja)

Si pershembull?

Nuk di…gabimet qe ben cdo femije, grindjet me te tjeret, me kane perjashtuar nga shkolla disa here…

Shkollen e keni bere ne Amerike apo Kosove?

Ne Kosove, por e kam lene per gjysem…

Kam pare nje video “E premte” me Presioni feat Jeton dhe diku ishte shkruar edhe emri juaj…

Oh yeah! Une nuk jam ne ate video shume njerez me ngaterrojne me vellaun, pasi ai eshte ne video po jo une.

Ju jetoni prej Bronx? Une kam pas jetuar aty per disa kohe, diku afer Arthur Ave. (Zona e shqiptareve

Po dhe une jetoj ne Bronx ne zonen e Pelham Parkway.

Serisht tek muzika, eshte e vertete qe jeni duke punuar me nje artiste te re prej “J Records” ?

Ne filluam te bashkepunonim, por stili muzikor i asaj kengetareje ishte pak i ndryshem, ishte trip-hop dhe bashkepunimi nuk mund te funksiononte, ndaj dhe cdo gje u mbyll me kaq.

Do te vazhdoni bashkepunimin me “J records” per ndonje artist tjeter?

…Ne fakt jo.

Tekstet e kengeve tuaja jane disi violente, por ne te njejten kohe me shume kuptim dhe interesante…

Kenget e mia, tekstet e tyre kane lidhje me gjendjen shpirterore ne te cilen gjendem kur i shkruaj. Psh. Nese jam ne gjendje te mire, apo mendoj per Shqiperine e shqiptaret e problemet tona me ben te shkruaj dicka qe te kete kuptim,nje mesazh per degjuesin.Po te mendoj per disa njerez…atehere ndodh qe shkruaj tekste shume violente.Pra, varet nga gjendja shpirterore e imja ne ato momente.

Ma do mendja nxeheni shpesh atehere : )

Jo jo! Nuk jam i nxehur kur i shkruaj keto kenge thjesht me ngrihet Adrenalina.

Me pelqen jashtezakonisht shume “Prishtinali nr.1”…

…Si ka mundesi se ju nuk jeni as nga Prishtina.

Hahaha! Me pelqen menyra sesi rrepon aty. Sot ka shume rrepiste ne Shqipe, megjithate prej vitesh te duket sikur degjon te njejten kenge serisht…e serisht…e serisht. Ndaj kur degjova “Prishtinali nr.1” gjeja e pare qe mendova ishte “Kjo kenge eshte shume cooool!”, e jo vetem kaq, por eshte nje kenge te cilen edhe mund ta kercesh pa patur nevoj per “miksim” me ndonje fragment pop. Si u krijua kjo kenge? I drejtohet dikujt apo flitet ne pergjithesi?

Eshte nje kenge qe flet ne pergjithsi.E ke parasys si te gjithe thone qe nuk ka si qyteti im dhe q*&# cdo qytet tjeter, ne kengen time une dua te them se, edhe pse per mua me i mire eshte qyteti im, serisht me pelqen shume dhe qyteti yt.

Kam degjuar se jeni ne “beef” me disa rrepista nga Kosova vecanerisht…

…Sepse keta djema nuk mund te maten me mu…Kupton c’dua te them, keta djelmosha jane P&SSY (qullace, pi%&a…lol) seriozisht. Une i kam njohur qe kohe me pare, kur krijuan ato grupet e vogla, behet fjale per vitin 1996 dicka e tille,e me kerkuan per te bere nje kenge me ta. Ne Kosove une nuk para shoqerohem me rrepista, sepse rrepistat atje jane eh…dhe kur me kekuan te beja kenge me ta po mendoja “Get the f*$% outa here” (Ik q%u).Hajde njeri!

Hahahahhaha!

Seriozisht man, shoku im po me thosh, “Yo! Ben kenge me keta negers s’te flas me me goje!” E une i thashe mos ki merak se s’ka per tu bere gje.

“Grindja” juaj me e njohur eshte ajo me Tingulli 3nt, per faktin se ata jane shume te njohur si ne Shqiperi edhe Kosove.

E di si eshte puna, ata djema drejtpersedrejti nuk paten thene dicka per mu, po pas shpine, kane folur jo mire neper njerez, te cilet kane ardh e me kane tregu, se ata mezi presin me me tregu gjera te tilla.

Ndaj dhe ju zgjodhet ta jepnit mendimin tuaj publikisht dhe thate “Ky eshte mendimi im, ja c’mendoj per ju, mos flisni pas shpine”.

Egzaktesisht!

Shume cool! Nuk di pse Tingulli 3nt ka kaq probleme, pasi ne nje interviste me Ice Boy, mesova se dhe ai i kishte inat…

Une nuk i kam inat man, thjesht nuk me pelqejne.Kaq!

Kur keni qene per here te fundit ne Kosove?

Rreth kater vjet me pare.

Po ne Shqiperi?

Ne Shqiperi…asnjhere.

Kur planifikoni te shkoni?

Heren e ardheshme, kur te vizitoj Kosoven do shkoj edhe ne Shqiperi.

Me origjine familja ime Balokaj eshte nga Shqiperia,rreth 400-500 vjet me pare ata u shperngulen nga Kacinari i Mirdites per ne Kosove.Biles edhe kam takuar nje kusheri timin nga Shqiperia i cili vinte nga po i njejti vend.Nje nder gjerat me te bukura qe me ka ndohur.

Keni ndonje date te sakte se kur do e kryeni kete vizite apo ende nuk e keni planifikuar?

Ne te vertete e kam te planifikuar viziten, por dua te mbaroj disa pune me pare. Dua te publikoj albumin, pastaj te bej nje video dhe nje koncert.

Per koncertin, behet fjale ne Shqiperi?

Po. Do shkoj per te vizite dhe per koncert.

Ku jeni ju tani ne studio apo ne party?

Jam ne studio, sepse me duhej te mbaroja disa pune.

Zakonisht kur dilni per party?

Jo kete mbremje…

…Po dje mbrema (sot eshte e shtune)?

Dje mbrema po. Zakonisht shoqerohem me miqte,e kudo kur mblidhemi jemi rreth 20 shoke, nuk para dal neper klube, se pastaj e kam te sigurt qe do perfundoj ne ndonje sherr.

Cfare pini zakonisht?

Do zgjedh nje birre…Heiniken (qesh)

HAHAHAHA!AJAAA! Common!

Jack and coke.

Lermeni te ju pyes dicka.Ju kam pare ne foto me pistoleta. Ne te vertete keni arme ne zoterim?

A kam apo sa kam?

HAHAHAHHAHAHAH! Ok! Sa?

Sa mendoni ju?

Nuk di,ndaj po ju pyes?

Kater a pese…

A jane te mbushura?

Jo.

Ok.Cool!

I mbaj te zbrazura ne rast se ndodh dicka e “kapemi”. Ndersa fisheket i mbaj anash nese do me nevojiten, i kam gati.

Sa here ne jave merrni marijuana, apo duhet me pyet,sa here ne dite?

Ne te vertet varet, ka kohe qe pi tere kohes, ka kohe qe nuk pij per nje muaj…

Kur e pini, gjate dites apo vec ne party?

E pij kurdohere, psh edhe kur bej muzike.

Ps. Le te bej nje llogaritje…Unikkatil eshte ne studio, po ben muzike, po qeshim gjate intervistes, kollitet disa here-(jemi ne gusht)Lol, s’ka mundesi qe ky te jete duke pire Marijuana ndersa flasim loooool

Cilet jane artistet e huaj qe preferoni ne hip-hop dhe qe ju kane influencuar ne shijet tuaja muzikore?

Te gjithe emrat e njohur si Biggie 2Pac,Nas etj

Ju keni pas rrepuar edhe ne anglisht, vazhdoni ende?

Eshte e vertete, por kam nje apo dy vjet qe kam marre nje “pushim” nga te rrepuarit ne anglisht.Se shpejti do filloj te punoj per disa projekte ne anglisht.

A bejne fjale keto projekte, per ndonje debutim ne tregun amerikan te hip-hop, ndoshta duke filluar me Nju Jorkun, duke pasur parasysh qe “skena” e hip-hopit ne Nju Jork eshte e “jashtezakonshme” dhe ofron shume mundesi per nje promovim sa me te mire per nje artist?

Po sigurisht. Do ja arrij qellimit, qe kam vec nuk kam qene i dedikuar sa duhet.Kam pasur shume raste, shume mundesi per te bere dicka, por ndonjehere behem shume kokfort dhe kam hedhur poshte disa oferta…

Mos e beni at’ gabim heren tjeter. Thua ne dy vjetet e ardhshme do shohim e degjojme me teper prej jush ketu ne Amerike?

Dua patjeter te bej dicka, jo vec per mua, por edhe per Shqipet e mia.

Eshte e cuditshme menyra sesi u bete i njohur ne Shqipe. Ju keni qendruar pak ne “underground” dhe fillimisht kenget tuaja u shfaqen ne internet e me pas te gjithe po flisnin per ju, duke u shnderruar ne nje prej rrepisteve me popullor ne vend.

Kjo eshte e gjitha. Une kurre, nuk e kam promovuar veten time. Cka bera, ishte regjistrimi i disa kengeve te cilat ja dhashe nje te njohuri ne cd. E dy tre muaj me pas, gjithe shqiptaria i kane pas. Nuk kam nevoje as per radio,as per video, mjafton te bej nje kenge te mire, ja dorezoj dikujt dhe kaq.

Ndaj po pyesja,pasi dicka e tille nuk ndodh ne tregun tone muzikor. Kur ne filluam Albaniac, dikush me foli per ju dhe me tha qe i kishit kenget shume cool.Ne ate kohe nuk e kisha idene se kush ishit, por dy tre muaj me vone te gjithe po me flisnin per Unikkatil. Dhe nipi im nga Shqiperia, me telefonoi e po me thosh “Merre ne intervist Unikkatil.Ai eshte me i miri!”. Po pyesja veten “C’po ndodh!”

Hehehehe.! Ma pershendet nipin.

Thanks man!

Dhe ne fund, nje mesazh per fansat.

Faleminderit per mbeshtetjen.Albumi im del ne treg se shpejti, mos harroni ta merrni.Gjithashtu se shpejti do shihemi ne Nju Jork, pasi jemi duke planifikuar nje koncert ne Manhatan se bashku me rreth 15 rrepista te tjere (shqiptare).

OK man! Gjithe te mirat, dhe besoj se do bisedojme serisht.

Patjeter man! Gjithe te mirat dhe juve.



Copyright © Albaniac/Tetor 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://cimerat.co.nr
 
Intervist me Unikkatilin !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
::::....Cimerat....:::: :: .....::::: Diskutime te Ndryshme :::::..... :: Tema Të Lira & Argëtim-
Kërce tek: