::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

::::....Cimerat....::::

::::....Students Underground Froum....::::
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbanianGhost
Administrator
Administrator
AlbanianGhost


Male
Numri i postimeve : 666
Age : 36
Location : N\'banjo...
Points : 4
Registration date : 03/10/2006

Profile Settings
Emri & Mbiemri: Sbon Me Dit Edhe Pik
Pervoja Pervoja:
Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit Left_bar_bleue200/200Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit Empty_bar_bleue  (200/200)
Gjinia: Mashkull

Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit Empty
MesazhTitulli: Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit   Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit Icon_minitimeTue Jun 19, 2007 2:56 am

Pika kulminante e turit europian tė Presidentit Bush mund tė jetė pikėrisht vizita e tij e tė dielės nė kėtė shtet tė vogėl, njė nga tė paktat vende ku ai mund tė shijojė tendenca tė palėkundura pro-amerikane. Kėtu, amerikanėt priten me njė adhurim aq tė lartė saqė tė bėn ndihesh sikur po jeton nė njė kohė tjetėr.

“Shqipėria ėshtė me siguri shteti mė pro-amerikan nė Europė, nė mos nė tė gjithė botėn,” tha Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranės dhe lideri i opozitės socialiste. “Askund tjetėr nuk mund tė gjesh kaq shumė respekt e mikpritje pėr Presidentin e SHBA. As nė Micigan, ai nuk do pritej kaq ngrohtėsisht.”



Mijėra tė rinj shqiptarė quhen Bill ose Hilari falė rolit tė administratės Klinton nė konfliktin e Kosovės. Pas vizitės sė tė dielės, shumė presin qė njė brez i ri bebesh tė quhen Xhorxh.

Shqipėria ėshtė kaq e vendosur pėr tė mirėpritur sa mė mirė Presidentin Bush saqė Parlamenti aprovoi unanimisht njė ligj qė lejon forcat ushtarake amerikane tė marrin pjesė nė cdo lloj veprimtarie, pėrfshi kėtu edhe dhunėn, nė funksion tė garantimit tė sigurisė sė Presidentit. Si rrjedhim, njė nga tė pėrditshmet mbante titullin: “Ju lutemi, na pushtoni!”, si pėrgjigje ndaj entuziazmit tė paparė nė vend.

Gjatė kohėve tė fundit, Europa ka dhėnė shenja tė njė ri-afrimi me Amerikėn, duke e zvogeluar kėshtu ndarjen ideologjike tė shkaktuar nga lufta nė Irak. Presidenti i ri i Francės, Nicolas Sarkozy, ėshtė i vendosur tė harrojė konfliktet e paraardhėsit tė tij me SHBA. Vetėm disa ditė pasi erdhi nė pushtet, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania kishte mė shumė vlera tė pėrbashkėta me SHBA sesa me Rusinė. Dhe Gordon Brown, zėvendėsuesi i Tony Blair nė Britaninė e Madhe, pritet tė ruajė tė ashtuquajturat “marrėdhėnie speciale” me aleatėt amerikanė. Pra, duket qartė, se Europa perėndimore po i “ngroh” gjithnjė e mė shumė relacionet me Amerikėn.

Sidoqoftė, edhe nė Europėn e “Re”, sic quhen rėndom shtetet ish-komuniste tė Europės Lindore e Qėndrore, Shqipėria luan njė rol tė vecantė. Njė pjesė e mirė e Europės Lindore ka mbajtur pozicion kritik ndaj Bushit, e nxitur nga shqetėsimi se plani amerikan pėr mburojėn anti-bombė do tė alienojė Rusinė e rrjedhimisht mund tė rrezikojė rindezjen e sentimenteve tė kohės sė luftės sė ftohtė. Shumė prej kėtyre shteteve, pėrfshi Cekinė e Poloninė, janė gjithashtu tė pakėnaqura nga mungesa e liberalizimit tė vizave pėr nė SHBA edhe pasi kėto shtete u bėnė pjesė e Bashkimit Europian.

Nė Shqipėri ama, ku mbėshtetja pėr Amerikėn nuk ka patur asnjė lėkundje, Bushi nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar. Ndėrsa shumica e botės e kritikon Presidentin amerikan pėr nxitje lufte, unilateralizėm dhe shkelje tė lirive civile, Shqipėria vazhdon t’a dashurojė pa kufi.

Bush do tė jetė i pari president amerikan qė tė vizitojė kėtė shtet tė vogėl, dhe vizita e tij nuk mund tė pėrkonte me njė ditė mė tė favorshme: 8-vjetorin e fillimit tė tėrheqjes sė trupave serbe nga Kosova dhe ratifikimin tė marrėveshjes sė paqes nė Rambuje. Bush po mundohet tė bindė Kėshillin e Sigurimit tė OKB qė tė aprovojė planin pėr pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės.

Ditėt e fundit, shqiptarė tė shumtė po vijnė nė kryeqytet nga i gjithė rajoni. Dhoma tė lira nė hotele ka po aq pak sac ka sentimente anti-amerikane.

Shqiptarėt e mbėshtetėn pothuajse unanimisht luftėn nė Irak, dhe dėshtimet e politikės sė jashtme amerikane anashkalohen nė mėnyrė tė rregullt. Njė kėrkim dy ditor pėr njė person me autoritet qė mund tė ofronte njė kritikė ndaj SHBA rezultoi nė njė emėr tė vetėm, dhe madje, ai person i vetėm ishte jashtė shtetit.

Cdo nxėnės shqiptar e di mirė se Presidenti Wilson shpėtoi Shqipėrinė nga copėtimi prej fqinjėve pas Luftės I Botėrore, dhe cdo i rritur t’a pėrsėrit tė njėjtin fakt historik kur e pyet pse shqiptarėt janė kaq tė apasionuar pas SHBA.
James Baker u habit nga turma qė e mori pėrpara kur ai vizitoi Shqipėrinė nė 1991-shin nė rolin e sekretarit tė shtetit. Nė atė kohė, pati edhe thirrje pėr referendum nė vend qė tė vendi tė vetė-deklarohej shteti i 51-tė amerikan.

“Nuk ka fjalė qė t’a shpjegojnė gėzimin e shqiptarėve pėr kėtė vizitė,” tha ministri i jashtėm, Lulzim Basha. “Ne mendojmė se ky ėshtė njė moment historik qė do mbahet mend pėr dekada tė tėra.”

Vizita e Bushit ėshtė njė shpėrblim i mbėshtetjes sė palėkundur shqiptare ndaj politikės sė jashtme amerikane. Shqipėria ishte nga tė parėt vende qė mbėshtetėn tėrheqjen e SHBA nga juridiksioni i Gjykatės sė Krimeve Ndėrkombėtare. Gjithashtu, vendi ishte nga tė parėt qė cuan trupa ushtarake nė Afganistan e Irak. Edhe sot, ushtarė shqiptarė vazhdojnė tė jenė nė kėto dy vende.
“Derisa amerikanėt tė jenė atje, ushtarėt tanė do tė mbesin,” tha Presidenti Alfred Moisiu plot krenari.Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://cimerat.co.nr
 
Shqipėria, maja e turit europian tė Bushit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
::::....Cimerat....:::: :: .....::::: Informacione :::::..... :: Lajmet Ditore-
Kėrce tek: