::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
::::....Cimerat....::::
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

::::....Cimerat....::::

::::....Students Underground Froum....::::
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlbanianGhost
Administrator
Administrator
AlbanianGhost


Male
Numri i postimeve : 666
Age : 36
Location : N\'banjo...
Points : 4
Registration date : 03/10/2006

Profile Settings
Emri & Mbiemri: Sbon Me Dit Edhe Pik
Pervoja Pervoja:
Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn Left_bar_bleue200/200Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn Empty_bar_bleue  (200/200)
Gjinia: Mashkull

Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn Empty
MesazhTitulli: Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn   Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn Icon_minitimeTue Jun 19, 2007 2:53 am

Ish-ministrat e Jashtėm tė disa vendeve perėndimore bėnė tė premten thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Thirrja e ish-shefave tė diplomacisė ėshtė bėrė pėrmes njė artikulli tė botuar nė gazetėn International Herald Tribune.

Madeleine Albright e Shteteve tė Bashkuara, Lloyd Aksworth i Kanadasė, Jan Eliason i Suedisė, Gareth Evans i Australisė, Joshka Fischer i Gjermanisė, Bronislav Geremek i Polonisė, Nils Petersen i Danimarkės, Lydie Polfer i Luksemburgut, Jozias van Artsen i Holandės dhe Hubert Vedrine i Francės, njė pjesė e tė cilėve hartues tė planit fillestar para 8 vjetėsh pėr qeverisjen e Kosovės, thonė se zgjidhja e vetme e mundshme, ėshtė pavarėsia nėn njė mbikėqyrje tė fortė, njofton Zėri i Amerikės.

Kosova, theksojnė autorėt, ėshtė ēėshtja e fundit madhore territoriale ende e pazgjidhur, qė pas shpėrbėrjes sė dhunshme tė ish-Jugosllavisė.

Ish-ministrat e Jashtėm theksojnė se, koha pėr tė vepruar ėshtė tani. Tensionet mund tė shtohen dhe pa njė rezolutė mbi statusin pėrfundimtar, e ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė do tė mbetet e pasigurt.

Disa thonė, theksohet mė tej nė artikull, se Rusia do tė preferonte mė mirė kėtė situatė, se sa anėtarėsimin e Kosovės dhe Serbisė nė NATO e nė Bashkimin Evropian. Por serbėt dhe kosovarėt duhet tė bėjnė zgjidhje tjetėr. Ata e meritojnė tė jenė nė Bashkimin Evropian. Rusia ėshtė ankuar se nuk ėshtė pėrfshirė nė bisedime. Ajo duhet tė pėrfshihet, por nė mėnyrė konstruktive dhe jo pėr t’i bllokuar ato, thonė ish-ministrat e Jashtėm. Ajo qė mund tė duhet, ndoshta, ėshtė njė formulim qė tė jetė i pranueshėm pėr Rusinė. Rusia mund t’i sigurojė serbėt dhe tė theksojė se Kosova ėshtė njė rast i veēantė, qė nuk mund tė shėrbejė si precedent pėr rajone tė tjera.

Plani Ahtisaari, theksojnė ish-ministrat e Jashtėm, ka disa avantazhe. Ai u ofron rreth 100 mijė banorėve serbė mundėsinė tė kontrollojnė jetėn e tyre nė njė Kosovė demokratike, qė do tė mbrohet dhe vėzhgohet nga komuniteti ndėrkombėtar. Plani parashikon mbrojtje pėr objektet fetare e kulturore serbe. Po ashtu ai parashikon njė prani ndėrkombėtare qė do tė mbikėqyrė institucionet e Kosovės dhe do tė ndjekė zbatimin e marrėveshjes. Po ashtu ai e vendos Kosovėn nė rrugėn drejt integrimit evropian.

Bashkimi Evropian, theksojnė mė tej ish-shefat e diplomacisė, ka rėnė dakord tė mbikėqyrė Kosovėn gjatė periudhės transitore dhe tė dėrgojė atje njė mision policor pėrkrah forcės sė tanishme paqeruajtėse tė NATO-s. Njė vonesė e pafund e shkaktuar nga paqartėsia rreth statusit tė Kosovės, do tė vinte nė rrezik transicionin e qetė drejt mbikėqyrjes evropiane. Kosova, thonė ish zyrtarėt e lartė, ėshtė njė rast unikal, qė kėrkon zgjidhje krijuese. Ajo nuk ka pse krijon precedentė pėr konfliktet e tjera tė pazgjidhura.

Kur Kėshilli i Sigurimit miratoi rezolutėn 1244, nė pėrgjigje tė veprimeve tė Millosheviqit nė Kosovė, ai hodhi bazat pėr njė proces politik qė do tė pėrcaktonte tė ardhmen e Kosovės. Serbia, shkruajnė mė tej autorėt, duhet tė pranojė se stabiliteti nė Ballkan, qė do tė arrihet nga plani Ahtisaari, do ta lejojė atė tė shfrytėzojė pozicionin gjeografik, burimet dhe talentet pėr t’u bėrė njė lojtar i rėndėsishėm rajonal dhe njė forcė konstruktive nė politikėn evropiane. Populli serb meriton njė vend legjitim nė Evropė dhe Serbia mund tė fillojė tė ecė drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Synimi ynė, theksojnė ish-ministrat e Jashtėm, ėshtė njė Evropė e bashkuar dhe e lirė, ku tė gjithė popujt e Ballkanit perėndimor tė jenė anėtarė tė Bashkimit Evropian.

Pėrfitimet e njė pėrpjekje tė bashkėrenduar evropiane nė Kosovė, tė mbėshtetura nga OKB-ja dhe NATO-ja, janė tė mėdha. Rusia dhe vendet e tjera tė Kėshillit tė Sigurimit duhet tė plotėsojnė premtimin qė Kėshilli bėri nė vitin 1999 dhe tė bien dakord qė tė pėrfundojnė procesin e vetėqeverisjes nė Kosovė. Kjo ėshtė alternativa mė e mirė nė kėtė periudhė tė njė historie tė vėshtirė pėr gjithė rajonin. Alternativa tė tjera tė qėndrueshme nuk ekzistojnė, pėrfundojnė ish ministrat e jashtėm, nė artikullin e tyre botuar sot nė gazetėn International Herald Tribune.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://cimerat.co.nr
 
Pavarėsia, alternativa e vetme pėr Kosovėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
::::....Cimerat....:::: :: .....::::: Informacione :::::..... :: Lajmet Ditore-
Kėrce tek: