::::....Cimerat....::::

::::....Cimerat....::::

::::....Students Underground Froum....::::
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mni gjithqka une ty te dua

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Mni gjithqka une ty te dua   Mon Dec 11, 2006 8:15 am


O All-llahu im i dashur,
Ti je Zot i gjithėsisė.
Ti ma bėn zemrėn tė pasur,
t'mos vrapoj mbas ligėsisė!

O All-llah, Krijues i Urtė,
Ti i ndan tė gjitha fatet.
Ti ma zbut zemrėn e ngurtė,
Ti m'i fal tė gjithė mėkatet!

Kur rrėshqas nga rruga Jote,
Ti mė thua nė Kur'an:
Ndiqe Dritėn hirėplote,
shejtani mbetet shejtan!

Dhe unė skuqem i turpėruar,
veten shoh me sy inati.
Ti All-llah i Madhėruar,
mė thėrret ku buzėqesh fati!

O All-llah, o shpresa ime,
nė errėsirat mė mbulojnė,
ndjej nė shpirt mijėra ndriēime,
qė nga Ti, nga Ti burojnė!

Edhe kapem fort mbas tyre,
ēka se kėmba shpesh rrėshqet…
Tė shpėtoj prej ēdo mėnxyre,
Mėshirėmadhi Ti mė pret!

Mė pas bėhem qiell me krahė,
bėhem njė me kaltėrsinė.
S'i njoh klithmat qė bėjnė "ah",
Ti mė fal veē urtėsinė!

E gugatem sikur foshnja,
toka nėnė mė pėrkėdhel.
Qesh e mira, plas e keqja,
mirėsitė nė jetė i vjel!

Ky shejtani, sterrė i zi,
bėn t'mė kapė e s'mė kap dot.
Jam mbėshtetur veē tek Ti,
o All-llahu Fuqiplotė!

Hapem, mbyllem nė vetvete,
porsi lulja "mos mė prek".
Misk tė artė mbaj me vete,
ēdo pisllėk qė shoh e djeg!

Nė xhami do tė mė shohėsh,
nėpėr safe, porsi era.
Midis shokėsh do t'mė njohėsh,
si gonxhet kur vjen pranvera!

Mohuesit nuk i kam frikė,
Fenė hyjnore mbroj si trimi.
Mposht me forcė ēdo tė ligė,
jetėn ma udhėheq Besimi!

Paqe, jetė, aromė dhe dritė,
mes dallėndysheve t'shtegtimit.
Buron qartė ēdo natė, ēdo ditė,
dritė-aroma e Besimit!

Dritė, dritė pėrmbi shkėlqime,
qė shpon gjithė errėsirat.
Ėshtė Islami, feja ime,
nga burojnė gjithė tė mirat!
E ka zbrit i Madhi Zot,
ta njohim, ta praktikojmė.
Nė e lėmė tė shkoj kot,
vetet tona i dėnojmė!

O All-llah, unė mirė e di,
besimtarėt qartė tė shohin …
Drejtėsia Jote s'ka kufi,
mjerė ata qė nuk tė njohin!

Ligji vdekje do t'i vijė,
nė ēdo skutė qė tė fshihen.
Gjykimi Yt do t'i arrrijė,
nė mes flakėsh do pėrpihen!

N'Xhehenem, nė zjarr, nė vaj,
pėrgjithmonė do tė mbeten.
Dhe askėnd t'mos bėjnė me faj,
tė fajėsojnė vetėm veten!

Besimtarėt e uruar,
padyshim do shkojnė n'Xhennet.
Mirėsitė u vijnė shpenguar,
ua dhuron Krijuesi Vetė!

O All-llah, o Zoti im,
po tė lutem, falmė Ti mua.
Veē nga Ti rrezon shpėtim,
mbi gjithēka unė Ty tė dua!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mni gjithqka une ty te dua
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
::::....Cimerat....:::: :: .....::::: Dashuria...Shoqeria...Jeta :::::..... :: Poezi-
Kėrce tek: